Artikull
Vullnetarët rinovojnë shtëpinë e derrave të egër me qafë në Stara Zagora
Shtunë 23 Maj 2026 05:00
Shtunë, 23 Maj 2026, 05:00
FOTO: starazagora.bg
Madhësia e shkronjave
Kopshti zoologjik në Stara Zagora organizon fushatën e katërt vullnetare. Përpjekjet kryesore të vullnetarëve më 23 maj do të jenë të drejtuara drejt përmirësimit të habitatit të derrave të egër me qafë (Pecari tajacu) dhe zonës rreth tyre – mësojmë nga një publikim në faqen e Facebook-ut të kopshtit zoologjik.
Kafshët duken si derra të vegjël të egër për shkak të fytyrës, këmbëve të shkurtra dhe qimeve të ngritura. Në shpinë, pranë bishtit, kanë një gjëndër specifike muskusi, prandaj ndonjëherë quhet “derr muskusi”.
FOTO: starazagora.bg
Organizatorët ftojnë banorët dhe mysafirët e qytetit të përfshihen, për të krijuar një mjedis më të pastër dhe mikpritës si për kafshët, ashtu edhe për vizitorët. “Çdo ndihmë është e vlefshme, dhe çdo pjesëmarrje lë gjurmë – jo vetëm në mjedisin rreth nesh, por edhe në qëndrimin tonë ndaj kafshëve dhe natyrës”, thekson drejtori i kopshtit zoologjik dr. Najden Ilinov.
Përpiloi: Darina Grirgorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski