Artikull
Bullgaria feston 24 majin me parada solemne dhe program të pasur kulturor
Dielë 24 Maj 2026 05:00
Dielë, 24 Maj 2026, 05:00
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria shënon një nga festat e saj më të ndritura – Ditën e shenjtorëve vëllezërit Kirilli dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës dhe të shkrim-leximit sllav. Mijëra nxënës, mësues, veprimtarë të kulturës dhe qytetarë dalin në rrugët e vendit nën tingujt e himnit shkollor “Ec, o popull i rilindur”, për të shprehur mirënjohjen ndaj veprës së vëllezërve nga Selaniku.
FOTO: BGNES
Festimi i parë historik i festës është në vitin 1851 në Pllovdiv, i cili këtë vit e shënon ditën me paradën solemne të shkronjave. Në të, përveç nxënësve të shkollave të qytetit, marrin pjesë edhe kore dhe orkestrina frymore.
Të gjithë banorët dhe mysafirët e qytetit do të mund të shohin edhe ekspozitën “Abetaret e brezave të bullgarëve”, e cila më 11 maj, festa kishtare e iluminuesve tanë të parë, “e shndërroi hapësirën rreth shatërvanit “Demetra” në Kopshtin Car Simeon në një lloj makine kohe”, thekson në faqen e saj Komuna e Pllovdivit.
FOTO: Desi Markova- BNR
Ekspozita është organizuar nga shtëpia botuese “Prosveta” me mbështetjen e Komunës së Pllovdivit. Në të janë paraqitur të gjitha 13 abetaret e shtëpisë botuese – nga themelimi i saj në vitin 1945 deri në ditët e sotme. Projekti është i Svoboda Cekovës dhe Anton Stajkovit dhe ndjek ndryshimet në dizajnin grafik, ilustrimin dhe vlerat shoqërore gjatë 80 viteve të fundit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski