Artikull
“Dyqani i Huhllës” bashkon kinema dhe muzikë etno në Rodopet më 23-24 maj
Shtunë 23 Maj 2026 06:00
Shtunë, 23 Maj 2026, 06:00
Fshati Huhlla
FOTO: Izvora
Madhësia e shkronjave
Fshati piktoresk rodopian Huhlla, i njohur për pamjet panoramike drejt Edrenesë dhe fshatrave të para greke përtej kufirit, do të jetë mikpritës i ngjarjes së re “Dyqani i Huhllës”. Pasi festivali i njohur “Huhlla Fest” bën pushim këtë vit, organizatorët prezantojnë një format të ri emocionues dyditor. Ai kombinon kulturën autentike, artin bashkëkohor dhe bukurinë natyrore, duke ruajtur frymën e vendit.
FOTO: platformata.bg
Gjatë dy ditëve të pushimit, në sheshin e fshatit është organizuar një pazar me produkte natyrale, ushqime tradicionale dhe punime të bëra me dorë. Për më të vegjlit, Fondacioni “Rodopet më të egra” ka përgatitur aktivitete edukative dhe për mbrojtjen e natyrës.
FOTO: Facebook/okoloselski.pateshestviya
Ndërsa për më të rriturit, në shtëpinë e kulturës së fshatit, së bashku me festivalin “Në kinema, në fshat”, në mbrëmje është organizuar një shfaqje filmi, e ndjekur nga DJ set nën qiellin e hapur.
FOTO: Facebook/okoloselski.pateshestviya
Organizatorë të iniciativës janë Fondacioni “Udhëtime përreth fshatit”, ndërsa qëllimi është që “Dyqani i Huhlës” të vazhdojë veprimtarinë e Huhla Fest dhe të ndihmojë zhvillimin e turizmit në rajonin rreth Ivajllovgradit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski