SPORT

Artikull

Elita e lundrimit bullgar me vela u mblodh për Varna Channel Cup 26

Shtunë, 23 Maj 2026, 07:00

Elita e lundrimit bullgar me vela u mblodh për Varna Channel Cup 26

FOTO: Ivaylo Starchev

Madhësia e shkronjave

Varna sërish është kryeqyteti i lundrimit me vela – deri më 25 maj 2026 qyteti është mikpritës i një prej ngjarjeve më atraktive në Detin e Zi – regatës Varna Channel Cup.

Elita e lundrimit bullgar me vela u mblodh për Varna Channel Cup 26

FOTO: Ivaylo Starchev

Regata e Varnës tradicionalisht mbledh për herë të parë gjatë vitit elitën e lundrimit bullgar me vela dhe me kiel. Gara është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Bullgare të Lundrimit me Vela dhe zhvillohet me mbështetjen e Portit të Varnës. Ngjarja organizohet nga Komuna e Varnës, Yacht Club “LZ Yachting 1991” dhe Klubi Sportiv i Lundrimit me Vela “Ultramarin”.

Elita e lundrimit bullgar me vela u mblodh për Varna Channel Cup 26

FOTO: Varna Channel Cup

Në ditën e shtunë, 23 maj, fillojnë garat në Gjirin e Varnës. Kulmi është më 24 maj – e diel, kur gara do të zhvillohet në kanalin nën urën Asparuhov dhe do të përfundojë përpara Stacionit Detar. Kështu, spektatorët do të mund të vëzhgojnë nga shumë afër pjesëmarrësit, gjë që e bën Varna Channel Cup garën e vetme të këtij lloji në Bullgari.

Elita e lundrimit bullgar me vela u mblodh për Varna Channel Cup 26

FOTO: Ivaylo Starchev

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski