Artikull
Bullgarët janë optimistë për organizimin me sukses të “Evrovizion”-it 2027
Premte 22 Maj 2026 13:47
Premte, 22 Maj 2026, 13:47
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Suksesi frymëzon, obligon dhe përhap entuziazëm. Kështu mund të përmblidhen më shkurt qëndrimet publike ndaj organizimit nga Bullgaria të “Evrovizion”-it në vitin 2027, të drejtë që vendi e fitoi pas suksesit të Dara-s dhe këngës së saj “Bangaranga”.
Sipas një sondazhi të “Alpha Research”, 59% e bullgarëve besojnë se Bullgaria dhe BNT do ta përballojnë me sukses organizimin e “Evrovizion 2027”. Sociologët theksojnë se një energji kaq e fortë pozitive regjistrohet rrallë në shoqëri. Ndërkohë, 36% kanë disa dyshime, por gjithashtu presin një organizim të suksesshëm.
Për qytetin mikpritës të “Evrovizion”-it të ardhshëm, po ashtu 59% zgjedhin Sofjen. Pas kryeqytetit renditen Burgasi, i ndjekur nga Plovdivi dhe Varna.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova