Artikull
Vetëm 5% e prodhimit tonë të mbrojtjes mbetet për ushtrinë bullgare
Premte 22 Maj 2026 14:41
Premte, 22 Maj 2026, 14:41
Jordan Bozhillov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Industria bullgare e mbrojtjes ka produktivitet të mirë, por vetëm rreth 5% e prodhimit mbetet për nevojat e ushtrisë bullgare, ndërsa pjesa tjetër është e destinuar për eksport. Këtë e deklaroi drejtori i Forumit të Sigurisë së Sofjes, Jordan Bozhillov, gjatë një konference për gatishmërinë mbrojtëse, të organizuar nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari, njofton BTA.
Bozhillov theksoi, në lidhje me prodhimin e produkteve të mbrojtjes, se nuk ka lidhje midis prodhuesit dhe shtetit. Duhet të përcaktojmë çfarë kërkohet, ndërsa kompanitë të thonë çfarë mund të prodhojnë, është i mendimit ai. Ndërmarrjet në vend prodhojnë kryesisht komponentë, ndërkohë që ushtria jonë ka nevojë për produkte të plota. Bozhillov paralajmëroi se Evropa Lindore mbetet më e rrezikuar dhe më pak e përgatitur për rreziqe rajonale në fushën e mbrojtjes.
Sipas tij, sektori duhet të zhvillohet përmes bashkëpunimit më të ngushtë evropian dhe rajonal, veçanërisht në kushtet e një angazhimi në rënie të SHBA-së brenda NATO-s.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva