LAJME

Artikull

Sofja i bashkohet Natës Evropiane të Muzeve

Premte, 22 Maj 2026, 22:10

Sofja i bashkohet Natës Evropiane të Muzeve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sofja i bashkohet Natës Evropiane të Muzeve më 23 maj me dhjetëra muze, galeri dhe hapësira kulturore që do t’i hapin dyert për vizitorët me ekspozita të veçanta, koncerte, projeksione dhe aktivitete edukative, njofton BTA. Në të marrin pjesë gjithsej 76 objekte në Sofje – 26 muze, 36 galeri dhe 14 hapësira alternative. Nisma do t’u japë mundësi banorëve dhe mysafirëve të kryeqytetit të vizitojnë falas ose me kushte preferenciale disa nga institucionet kulturore më të rëndësishme të qytetit dhe të marrin pjesë në një program të larmishëm deri në mesnatë. Në shumicën e muzeve, dyert hapen për Natën në orën 18:00.

Nata Evropiane e Muzeve zhvillohet për herë të njëzet e parë në Bullgari. Ngjarja u organizua për herë të parë në vitin 2005 nga Ministria Franceze e Kulturës dhe brenda pak vitesh u përhap me sukses në gjithë Evropën. Muzeumet dhe galeritë bullgare u bashkuan që në edicionin e parë.

Më shumë informacion, si dhe programi, janë të paraqitura në faqen e ngjarjes: https://museumnight.bg/sofia-2026/

Në këndin e poshtëm djathtas të faqes mund të ndryshohet gjuha: bullgarisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva