LAJME

Artikull

Prioritet për Bullgarinë është garantimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas

Premte, 22 Maj 2026, 17:42

Prioritet për Bullgarinë është garantimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO‑s në Helsingborg, Suedi, Ministrja e Punëve të Jashtme Velisllava Petrova bisedoi me homologun e saj nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Vëmendja u përqendrua te përmirësimi i lidhshmërisë rajonale, ndërsa të dy bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë strategjike të përshpejtimit të ndërtimit të Korridorit VIII për mirëqenien, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rajonit dhe të Evropës, duke theksuar nevojën për hapa konkretë në ndërtimin e përbashkët të tunelit hekurudhor ndërkufitar pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Ndërqeveritare të 6 nëntorit 2025.

Ministrja Petrova konfirmoi qëndrimin e qëndrueshëm të Bullgarisë se zbatimi i plotë i angazhimeve të marra ndaj BE‑së në kuadër të Konsensusit Evropian të korrikut 2022 është e vetmja garanci për përparim të qëndrueshëm të RMV‑së në rrugën e saj drejt BE‑së. Ajo shtoi gjithashtu se për Bullgarinë çështje me rëndësi prioritare mbetet garantimi i plotë i të drejtave të bullgarëve maqedonas.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva