Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Mbetet mot me shi, në 6 rajone të Bullgarisë Veriore është shpallur kod i verdhë për reshje
Premte 22 Maj 2026 18:33
Premte, 22 Maj 2026, 18:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 16°C. Për Sofjen pritet rreth 13°C. Nuk parashikohet ndryshim i ndjeshëm i motit. Do të ketë vranësira të dendura, me reshje të shkurtra shiu dhe stuhi në shumë zona. Reshje më të konsiderueshme priten në zonën perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina. Era do të mbetet mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 24°C, ndërsa në kryeqytet rreth 20°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në shumë zona, kryesisht në orët e pasdites, priten reshje shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 20–22°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 15–17°C, ndërsa dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në zonat malore vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me vetëtima, ndërsa reshje më të dendura priten në pjesët perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina, si dhe në disa zona të maleve Rilla dhe Rodopet. Do të fryjë erë e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 14°C, ndërsa në 2000 m rreth 8°C.
Të dielën, masa ajrore mbi vend do të jetë shumë e paqëndrueshme. Do të zhvillohen vranësira të dendura, me reshje shiu dhe stuhi dhe në shumë zona në të gjithë vendin priten reshje të shkurtra, herë pas here intensive, të shoqëruara me stuhi dhe breshër. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 21°C dhe 25°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova