Artikull
“Do të shikohemi sërish njëri‑tjetrin”– kënga e re e Elizabet Zaharievës
Martë 26 Maj 2026 05:30
Martë, 26 Maj 2026, 05:30
FOTO: YouTube /Elizabet
Madhësia e shkronjave
Duke u ngjitur në skenë që në moshën tre vjeç e gjysmë, Elizabet Zaharieva rritet jo vetëm si interpretuese, por edhe si autore këngësh – si për veten, ashtu edhe për artistë të tjerë. Këngëtarja e re bashkëpunon me kolegë dhe miq në krijimin e këngës së saj më të re “Do të shikohemi sërish njëri‑tjetrin”. Në krijimin e saj, përveç vetë Elizabet, marrin pjesë edhe Juli nga dueti “Molec” dhe Tino – të tre së bashku janë autorë të tekstit. Ideja kryesore është e Elizabet, ndërsa Tino dhe Juli i veshin mendimet e saj me fjalë. Në muzikë u bashkohet edhe producenti suedez Emil Hovmark, i cili ka bërë edhe aranzhimin.
Videoklipi e takon Elizabet me
kërcimtarin Dimitër Georgiev – Xhimi, për të rikrijuar një realitet intensiv
dashurie, plot pasion, melankoli dhe dramë jetësore, përmes tangos dhe pasodoble.
Regjisor i klipit është Ivan Dimitrov – Torex.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva