Artikull
200 valltarë do të kërcejnë valle autentike folklorike në Pleven
100 minuta maratonë folklorike në Ditën e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare
Dielë 24 Maj 2026 09:51
Dielë, 24 Maj 2026, 09:51
FOTO: Latinka Svetozarova – korrespondente e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Pleven
Madhësia e shkronjave
Në Ditën e Shenjtorëve Vëllezër Kirill dhe Metodij, e Alfabetit Bullgar, e Arsimit dhe Kulturës Bullgare, si dhe e Letërsisë Sllave, që festohet sot, më 24 maj, në Pleven rreth 200 valltarë do të luajnë valle autentike bullgare për njëqind minuta pa ndërprerje në sheshin “Vëzrazhdane”. Maratona folklorike organizohet nga Bashkia dhe klubi “Severnjakët”, nën drejtimin e Xhejlljan Demirev. Nisma do të nisë në orën 13:00, ndërsa në rast shiu të shkurtër do të shtyhet për në orën 15:00.
“Qëllimi i nismës sonë është të mbështesim frymën dhe identitetin bullgar, si edhe vallet autentike bullgare në formën e tyre origjinale. Më shqetëson fakti që pas një apo dy brezash folklori bullgar do të ndryshojë shumë dhe do të jetë i vështirë për t’u njohur. Gjithnjë e më shpesh kolegë krijojnë valle të reja që nuk kanë asgjë të përbashkët me folklorin bullgar”, komentoi Demirev gjatë një konference për shtyp.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova