SHOQËRI

Artikull

Ministri i Arsimit: Arsimimi formon personalitete të lira

Mirënjohje për shkollat jashtë vendit që ruajnë lidhjen me Bullgarinë

Dielë, 24 Maj 2026, 10:14

Prof. Georgi Vëllçev

Prof. Georgi Vëllçev

FOTO: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Madhësia e shkronjave

Për një bashkëpunim më të fortë mes shkollës, familjes dhe shoqërisë në emër të edukimit të të rinjve dhe formimit të individëve “që mendojnë, janë të lirë dhe të përgjegjshëm ndaj së ardhmes së Bullgarisë”, bëri thirrje ministri i arsimit dhe shkencës, prof. Georgi Vëllçev, më 24 Maj – në ditën kur nderohet vepra e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij dhe brezave të bullgarëve që ruajtën fuqinë e shkronjave. “Fëmijët kanë sukses atëherë kur rreth tyre ka një shoqëri që beson në fuqinë e dijes – kur ka familje që mbështesin shkollën dhe mësues që jo vetëm japin mësim, por frymëzojnë të rinjtë dhe i ndihmojnë të zbulojnë vetveten”, theksoi Vëllçev. Ai kujtoi se më pak se dy shekuj më parë, gjatë Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe në kushtet e sundimit të huaj, pothuajse çdo vendbanim bullgar synonte të kishte një shkollë. “Njerëzit mblidhnin fonde dhe investonin punën e tyre, sepse e dinin se e ardhmja e fëmijëve dhe e kombit varej nga arsimi. Atëherë shkolla ishte një kauzë e gjithë komunitetit”, tha ministri. Ai bëri thirrje që edhe sot, në epokën digjitale, të ruhet respekti për gjuhën bullgare.

“Në këtë ditë festive le të shprehim mirënjohje ndaj të gjithë mësuesve, pedagogëve, shkencëtarëve, krijuesve dhe veprimtarëve të kulturës që mbajnë gjallë shpirtin bullgar. Le të falënderojmë edhe të gjithë atdhetarët që në qindra shkollat tona të së dielës jashtë vendit ruajnë gjuhën, kujtesën dhe lidhjen me Bullgarinë”, apeloi Vëllçev.

Më shumë për 24 Majin mund të lexoni në faqen e Radio Bullgarisë:

 

 

 

 


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova