LAJME

Artikull

Pas reshjeve të dendura në Veliko Tërnovo situata po normalizohet gradualisht

Dielë, 24 Maj 2026, 11:43

Pas reshjeve të dendura në Veliko Tërnovo situata po normalizohet gradualisht

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Reshje të rrëmbyeshme shiu përfshinë të shtunën rajonet e qyteteve të Bullgarisë Veriore Veliko Tërnovo, Loveç dhe Gabrovo. Festimet për 24 Majin në rajonin e Veliko Tërnovos u anuluan, njoftoi korrespondentja jonë Zdravka Masljankova.

Situata po normalizohet gradualisht. Lumi Jantra u kthye në shtratin e tij, megjithëse reshjet nisën sërish. Sot pritet të bëhet vlerësimi i dëmeve. Në komunë u prekën 120 familje, ndërsa lajmi i mirë është se nuk ka viktima.

Fshati Prisovo është një nga zonat më të goditura nga përmbytjet në rajonin e Veliko Tërnovos. Grupe vullnetarësh po marrin pjesë në largimin e ujit dhe pastrimin e shtëpive të dëmtuara në fshat.

FOTO: BTA

Grupe u organizuan edhe për vendbanimet e tjera të prekura, ndërsa në zonën pranë kishës “Shën Dyzet Martirët”, në pastrimin e shtëpive të përmbytura po ndihmojnë edhe 30 kadetë nga Universiteti Kombëtar Ushtarak me oficerët e tyre, njoftojnë korrespondentët e BNR-së.

FOTO: BTA

Edhe në rajonet e qyteteve Loveç dhe Gabrovo situata po normalizohet.

FOTO: bntnews.bg

Në Teteven u organizua një aksion shpëtimi për disa kuaj, të cilët, ndoshta të frikësuar nga stuhia, kishin hyrë në ujërat e fryra të lumit Beli Vit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan për BNT se dy kafshët u nxorën të frikësuara dhe të lodhura, por në gjendje të mirë të përgjithshme.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova