Artikull
Po përshpejtohet projekti “Korridori i Gjelbër Energjetik”
Dielë 24 Maj 2026 18:46
Dielë, 24 Maj 2026, 18:46
FOTO: Ministria e Energjetikës
Madhësia e shkronjave
Parashikohet hartimi i një udhërrëfyesi, i cili do të përshpejtojë aktivitetet për zbatimin e projektit “Korridori i Gjelbër Energjetik” midis Azerbajxhanit dhe Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i energjetikës Kirill Temellkov pas përfundimit të një takimi katërpalësh midis Bullgarisë, Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë në Stamboll, njoftuan nga Ministria e Energjetikës. Takimi u zhvillua në kuadër të forumit INRES 2026. Takimi i dytë i samitit për burimet natyrore u mbajt nën moton “Energjia dhe burimet natyrore në thelb të një bote në ndryshim”, nën patronazhin e Ministrisë së Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë dhe me pjesëmarrjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Më herët gjatë këtij muaji, presidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova zhvilloi një takim me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev në Baku, ku tema kryesore e bisedimeve ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e energjetikës midis dy vendeve, kujton BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova