LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 25 majin 2026

Të hënën mot i paqëndrueshëm me temperatura deri në 27°C

Dielë, 24 Maj 2026, 19:14

Parashikimi i motit për 25 majin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë gjysmës së parë të natës, reshje shiu do të ketë kryesisht në zonat malore. Deri në mëngjes, ato do të dobësohen dhe do të pushojnë. Vranësirat në shumicën e zonave do të shpërndahen dhe moti do të kthjellohet pjesërisht. Në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Në pjesën tjetër të vendit era do të pushojë, ndërsa kryesisht në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit do të ketë vranësira të ulëta dhe dukshmëri të reduktuar.

Të hënën paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të zhvillohen vranësira të grumbulluara, por vetëm në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra shiu. Era do të jetë e lehtë nga veriu-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore herë pas here mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale në shumicën e zonave do të jenë mes 22°C dhe 27°C, ndërsa në Sofje rreth 24°C.

Në zonat malore paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave, por vetëm në disa zona, kryesisht në Stara Pllanina dhe masivet e maleve Rilla dhe Rodopet, priten reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 15°C, ndërsa në 2000 metra rreth 8°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-verilindja, ndërsa pasdite e dobët nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë mes 21°C dhe 24°C. Temperatura e ujit të detit është 16°C-17°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova