Artikull
Për 3 muaj, qeveria shpreson të kompensojë vonesat në masat e PRQ
Martë 26 Maj 2026 08:44
Martë, 26 Maj 2026, 08:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për 5 vjet, Bullgaria ka marrë vetëm gjysmën e fondeve nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ). Tani mbeten vetëm tre muaj për të marrë gjysmën tjetër. Në lojë janë rreth 3 miliardë euro gjatë tre muajve të ardhshëm. Këtë e deklaroi për “Nova Televizija” zëvendëskryeministri Atanas Pekanov. Sipas tij, në qershor Bullgaria duhet të marrë gjysmën e kësaj pagese – mbi 1 miliard euro, plus fondet e bllokuara më parë për reformën kundër korrupsionit. Ndërsa në gusht pritet të merret pjesa e mbetur – rreth 1.6 miliardë euro.
Të paktën 500 milionë euro janë në rrezik për shkak të mungesës së reformave në sektorin energjetik. Vonesa ka edhe në projektet që lidhen me prokurimet publike, operatorët e ujësjellësit dhe transportin.
Aktualisht, Bullgaria po rinegocion kushtet e planit që vetë ia propozoi Brukselit. Nëse fondet nga plani nuk merren plotësisht, projektet e realizuara do të financohen nga buxheti i shtetit, sqaroi Pekanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova