Artikull
Riparimet në rrugën Vidin – Vraca do të vështirësojnë trafikun
Martë 26 Maj 2026 10:23
Martë, 26 Maj 2026, 10:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i rënduar në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në dalje drejt Turqisë për automjetet e tonazhit të rëndë, njoftuan nga Policia Kufitare bullgare.
Në kufijtë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare. Në pikën “Ruse – Gjurgju” vazhdojnë punimet në segmentin bullgar të urës mbi lumin Danub dhe lëvizja po zhvillohet vetëm në një korsi.
Nga 26 maji nis riparimi emergjent i 57 kilometrave të rrugës kryesore Vidin – Vraca, në territorin e rajoneve Vidin, Montana dhe Vraca. Sipas Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit qershor.
Riparimet përfshijnë segmente rrugore me qarkullim të dendur të kamionëve që lëvizin drejt urës së Danubit 2 në aksin Vidin–Kalafat dhe tragetit Orjahovo – Beket.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova