LAJME

Artikull

Më 5 qershor shpallen gjyqtarët bullgarë për Gjykatën e Përgjithshme të BE-së

Martë, 26 Maj 2026, 10:44

Më 5 qershor shpallen gjyqtarët bullgarë për Gjykatën e Përgjithshme të BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i drejtësisë, Nikollaj Najdenov, hapi procedurën për dëgjimin e kandidatëve për gjyqtarë nga Bullgaria në Gjykatën e Përgjithshme të Bashkimit Evropian. “Përzgjedhja në kohë e këtyre kandidatëve është një detyrim që duhet ta përmbushim dhe jemi të vetëdijshëm se ky proces ka rëndësi të veçantë për funksionimin e institucionit”, deklaroi Najdenov.

Deri më 24 prill, 17 kandidatë dorëzuan dokumentet për pjesëmarrje në konkurs. Prej tyre, 13 u pranuan dhe do të dëgjohen më 26 dhe 29 maj. Mes kandidatëve ka avokatë, gjyqtarë dhe pedagogë të së drejtës. Disa prej tyre punojnë edhe në institucionet evropiane.

Zgjedhja e dy përfaqësuesve bullgarë në këtë gjykatë u vonua ndjeshëm dhe prej rreth një viti Sofja nuk ka gjyqtarë të nivelit të lartë në institucionet gjyqësore të BE-së, gjë që ka krijuar probleme logjistike edhe për vetë institucionin, komentoi ministri i përkohshëm i drejtësisë, Andrej Jankullov, gjatë nisjes së procedurës në prill, raportoi BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova