SPORT

Artikull

Para koncertit në Sofje, “Iron Maiden” fituan një ndeshje me tifozët e “Levski”

Martë, 26 Maj 2026, 12:20

Para koncertit në Sofje, “Iron Maiden” fituan një ndeshje me tifozët e “Levski”

FOTO: levski.bg

Madhësia e shkronjave

Ikonat e muzikës heavy metal nga “Iron Maiden” zhvilluan një ndeshje demonstrative në stadiumin “Georgi Asparuhov” në Sofje kundër miqve të klubit të futbollit “Levski” Sofje. Ndeshja miqësore u luajt në dy pjesë nga 45 minuta në fushën kryesore të stadiumit “Gerena”. Yjet britanikë të heavy metalit, të udhëhequr nga legjenda Steve Harris, fituan ndaj ekipit “blu” me rezultatin 9:6, pasi që në pushim kryesonin 4:1.

Në ekipin e -t“Levski” luajtën ish-futbollistët Elin Topuzakov, Nikollaj Dimitrov, Georgi Hristov, financieri bullgar Kirill Evtimov, si dhe organizatori kryesor i ndeshjes Georgi Marinov. Për kujdesin mjekësor ishte përgjegjës kardiologu i njohur Jordan Makedonski.

Me fitoren në “Gerena”, “Iron Maiden” u nxehën për koncertin e tyre më 26 maj në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” në Sofje, raportoi BGNES.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova