LAJME

Artikull

BD bën thirrje të mos shkurtohen buxhetet e institucioneve kulturore

Martë, 26 Maj 2026, 14:13

BD bën thirrje të mos shkurtohen buxhetet e institucioneve kulturore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Koalicioni opozitar “Bullgaria Demokratike”(BD) kundërshton kategorikisht uljen mekanike me 10% të fondeve për kulturën. “Kjo nuk është reformë. Kjo është një masë kontabël e përgjithshme që ndëshkon një nga sektorët më të nënfinancuar në shtet”, thuhet në deklaratën e koalicionit. Sipas tyre, një ditë pas festës së arsimit dhe kulturës 24 maj, bibliotekat, teatrot, qendrat kulturore dhe institucionet e tjera të kulturës kanë marrë udhëzime për të ulur buxhetet në 90% të nivelit të vitit të kaluar.  “Në një sektor ku pagat janë pranë minimumit, numri i specialistëve po bie, ndërtesat po degradojnë dhe qasja në kulturë mbetet e pabarabartë për një pjesë të madhe të qytetarëve bullgarë, kjo masë është e papranueshme”, theksojnë nga koalicioni. Nga “Bullgaria Demokratike” nënvizojnë se kultura nuk është shpenzim, por investim në dije, shoqëri, ekonomi dhe të ardhme. Ata kujtojnë gjithashtu se Bashkimi Evropian rekomandon që buxheti për kulturën të jetë 1% e shpenzimeve shtetërore, ndërsa aktualisht në Bullgari ai është rreth 0.6%, raportoi BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova