Artikull
Nëpër gjurmët e çetës së Botevit
Për herë të 78-të, turistë nisen në Marshimin Kombëtar Turistik “Kozlloduj – Okollçica”
Mërkurë 27 Maj 2026 06:33
Mërkurë, 27 Maj 2026, 06:33
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Më 27 maj nisen pjesëmarrësit e Marshimit të 78-të Kombëtar Turistik “Në rrugën e çetës së Botevit Kozlloduj – Okollçica”, i cili do të zgjasë deri më 2 qershor. Në një kolonë të vetme marshimi, ata do të përshkojnë rrugën 120-kilometërshe të njohur si “Rruga e Botevit”, nga brigjet e Kozllodujit deri në majën Okollçica të rajonit Vraçanski Ballkan të malit Stara Pllanina, sipas programit të përgatitur paraprakisht, njoftoi Komuna e Kozllodujit.
Ky marshim është një nga iniciativat turistike më të mëdha të organizuara nga administrata rajonale e qytetit Vraca. Mbi 1800 pjesëmarrës të regjistruar do të përkulen para sakrificës heroike të luftëtarëve të çetës së Hristo Botev dhe vetë revolucionarit, poetit gjenial dhe heroit kombëtar bullgar.
Marshimi i këtij viti zhvillohet edhe në kuadër të 150-vjetorit të veprës heroike të Hristo Botevit dhe çetës së tij.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova