Artikull
Policia rrugore nuk do të fshihet më në shkurre
Sekretari i përgjithshëm i MPB-së njoftoi se patrullat do të vendosen në zonat me më shumë aksidente rrugore
Martë 26 Maj 2026 14:53
Martë, 26 Maj 2026, 14:53
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Po i jepet fund praktikës që efektivët e policisë rrugore të fshihen në shkurre për të kapur shkelësit e qarkullimit rrugor. “Patrullat do të vendosen në zonat ku ka përqendrim të aksidenteve rrugore”, tha ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Georgi Kandev, gjatë një mbledhjeje kombëtare të ministrisë në Plovdiv, raportoi BTA. Kandev bëri të ditur se aktualisht po kryhet një analizë, mbi bazën e së cilës do të përcaktohen vendet ku do të dislokohen patrullat.
Sekretari i përgjithshëm njoftoi gjithashtu se janë kryer 970 kontrolle në objekte që merren me tregtimin dhe përpunimin e metaleve të zeza dhe me ngjyra, si dhe në 722 autoshkretore dhe qendra që çmontojnë automjete jashtë përdorimit. Janë hartuar mbi 1000 proceseverbale, janë ndaluar 800 persona dhe janë hapur 454 procedime paraprake.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova