Artikull
Presidentja bullgare: BE mund të rikthejë rolin e saj udhëheqës
Martë 26 Maj 2026 18:49
Martë, 26 Maj 2026, 18:49
FOTO: Zyra e Shtypit e Presidencës
Madhësia e shkronjave
Bashkimi Evropian mund të arrijë autonomi strategjike dhe të rikthejë rolin e tij udhëheqës me pozicionet e tij të forta. Për sa u përket konflikteve botërore, Evropa duhet të ketë një qëndrim të konsoliduar që ta mbrojë. Këtë e deklaroi presidentja Ilijana Iotova gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare, të organizuar në kuadër të përfundimit të presidencës së Qipros të Këshillit të BE-së, njoftojnë nga presidenca. Sipas Jotovës, presidenca e Qipros, me moton “Një bashkim autonom, i hapur ndaj botës”, ka përvijuar konturet e autonomisë strategjike të BE-së. Ajo theksoi gjithashtu se siguria, mbrojtja dhe pavarësia energjetike janë kyçe për të ardhmen e Bashkimit. Jotova vuri në dukje edhe prapambetjen e Evropës në zhvillimin e teknologjive të larta dhe inteligjencës artificiale, duke kujtuar se Bullgaria ka potencial të madh në këtë drejtim dhe është një nga gjashtë vendet e zgjedhura nga Komisioni Evropian për ndërtimin e një gigafabrike të inteligjencës artificiale.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova