LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 27 majin 2026

Moti mbetet i ngrohtë dhe me diell, me reshje pasdite kryesisht në zonat malore

Martë, 26 Maj 2026, 19:12

Parashikimi i motit për 27 majin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë. Në Sofje pritet rreth 14 gradë. Gjatë ditës moti do të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite, sidomos mbi gjysmën e Bullgarisë Jugore, do të zhvillohen vranësira dhe priten reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Do të ketë kushte edhe për breshër. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 34 gradë, ndërsa në kryeqytet do të jenë rreth 28 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave dhe në disa zona, kryesisht në bregdetin jugor, priten reshje të shkurtra dhe stuhi. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale në bregdet do të jenë nga 25 deri në 28 gradë. Temperatura e ujit të detit është 18-20 gradë, ndërsa dallgëzimi do të jetë rreth 2 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima në shumë vende. Do të ketë kushte edhe për breshër. Era do të fryjë mesatare nga veriu dhe veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 12 gradë.

Të enjten masa ajrore do të jetë e paqëndrueshme. Do të zhvillohen vranësira dhe në shumë zona të gjysmës lindore të Bullgarisë, si edhe në rajonet malore, priten reshje shiu dhe bubullima. Era do të jetë mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në zonat lindore nga veriu dhe verilindja. Temperaturat gjatë ditës do të bien me 5 - 6 gradë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova