Artikull
Kryeministri është duke bërë vizita në Francë dhe Belgjikë
Mërkurë 27 Maj 2026 10:13
Mërkurë, 27 Maj 2026, 10:13
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev po zhvillon vizita në Francë dhe Belgjikë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Në Paris, Radev do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron. Takimi do të zhvillohet më 27 maj në Pallatin e Eliseut, ku do të diskutohen bashkëpunimi dypalësh dhe tema nga agjenda evropiane.
Më vonë të mërkurën, Radev do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin belg Bart De Vever. Të enjten, më 28 maj, kryeministri Rumen Radev do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Kryeministri bullgar do të zhvillojë gjithashtu bisedime me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Ant0nio Coshta.
Në përbërje të delegacionit që e shoqëron janë zëvendëskryeministrat Aleksandër Pulev, Ivo Hristov dhe Atanas Pekanov, si edhe ministrat e punëve të jashtme, Velislava Petrova, dhe të mbrojtjes, Dimitër Stojanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova