LAJME

Artikull

Qarkullimi kufitar pa vështirësi në mes të javës

Mërkurë, 27 Maj 2026, 10:48

Qarkullimi kufitar pa vështirësi në mes të javës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në pikat kufitare dhe vendkalimet drejt të gjitha shteteve fqinje është normal, njoftojnë nga Policia Kufitare. Në pikën kufitare Ruse–Gjurgju me Rumaninë vazhdojnë punimet e riparimit në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe lëvizja po zhvillohet në një korsi të vetme.

Nga 27 deri më 30 maj, në intervalin kohor nga ora 07:00 deri në 20:00, do të kufizohet gradualisht hyrja në korsinë emergjente mes kilometrave 218 dhe 229 të autostradës “Trakia”, në drejtim të Burgasit, njoftojnë nga Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Organizimi i përkohshëm i trafikut në zonën e Stara Zagorës bëhet për realizimin e matjeve gjeodezike në kuadër të riparimit të planifikuar të segmentit rrugor. Agjencia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë me përpikëri sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me kujdes, duke mbajtur distancën e sigurisë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova