Artikull
Propozohet që qytetarët të investojnë në borxhin shtetëror me interes fiks
Mërkurë 27 Maj 2026 12:18
Mërkurë, 27 Maj 2026, 12:18
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i Financave do të mund të emetojë letra me vlerë shtetërore (LVSH), të dedikuara posaçërisht për qytetarët. Kjo parashikohet në ndryshimet e propozuara në Ligjin për Borxhin Shtetëror, të depozituara në parlament nga partitë “Bullgaria Progresive” dhe GERB. Sipas ndryshimeve, investitorët qytetarë nuk do të paguajnë tarifa dhe komisione për blerjen fillestare të letrave me vlerë shtetërore, pasi këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i shtetit, transmeton investor.bg.
Parashikohen dy mënyra për blerjen e letrave me vlerë nga qytetarët. E para do të jetë përmes ndërmjetësimit të tregtarëve primarë – banka ose ndërmjetës financiarë që kanë marrëveshje me Ministrinë e Financave për pjesëmarrje në ankandet e Bankës Kombëtare të Bullgarisë. Investitori do të mund të paraqitet në bankë dhe të deklarojë sasinë e letrave me vlerë që dëshiron të blejë.
Mënyra tjetër për blerjen e letrave me vlerë shtetërore nga qytetarët do të jetë përmes një aplikacioni në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #investitor
- #ligj
- #investim
- #interes
- #projektligj
- #borxh
- #aplikacion
- #banka
- #ankand
- #letra me vlerë
- #letra me vlerë shtetërore
- #Banka Kombëtare e Bullgarisë
- #GERB
- #Ministria e Financave
- #“Bullgaria Progresive”
- #borxh shtetëror
- #Ligji për Borxhin Shtetëror
- #blerja e letrave me vlerë nga qytetarët
- #blerja e letrave me vlerë
- #tregtarë primarë