Artikull
Gjatë 5 muajve në Bullgari erdhën mbi 28 000 punëtorë nga vende jashtë BE-së
Mërkurë 27 Maj 2026 13:39
Mërkurë, 27 Maj 2026, 13:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Që nga fillimi i vitit, u lejua hyrja në vend e mbi 28 000 shtetasve nga vende të treta jashtë Bashkimit Evropian. Gjatë tre viteve të fundit, numri i tyre ka arritur në 108 000 persona nga 95 shtete, ndërsa interesi për tregun e punës në Bullgari po rritet. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punës, Danaill Rusev, në një tryezë të rrumbullakët në Sofje për migracionin e punës. Tashmë u nënshkruan disa marrëveshje – me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, ndërsa pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje me Uzbekistanin për tërheqjen e fuqisë punëtore, shtoi Rusev. Ai theksoi se sot migracioni i punës nuk është thjesht një masë e përkohshme, por një instrument strategjik për zhvillimin ekonomik në kushtet e konkurrencës globale për specialistë të kualifikuar, transmeton BTA.
Danaill Rusev nënvizoi se tema është veçanërisht aktuale në kushtet e krizës demografike dhe mungesës në rritje të fuqisë punëtore, duke theksuar se gjithnjë e më shumë sektorë – ndërtimi, industria, transporti dhe shëndetësia – po përballen me vështirësi serioze në gjetjen e stafit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova