EKONOMI

Artikull

Paga minimale nuk do të jetë më 50% e pagës mesatare

Mërkurë, 27 Maj 2026, 14:20

Natalija Efremova

Natalija Efremova

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të kërkojë një mekanizëm të ri për përcaktimin e pagës minimale (PPM) përmes negociatave midis shtetit, biznesit dhe sindikatave. “Paga është tregues i punës. Nuk është ide e mirë që mekanizmi të jetë automatik dhe shteti të përcaktojë PPM-në në një ekonomi tregu funksionale”, komentoi ministrja sociale, Natalija Efremova, cituar nga BTA. Sipas saj, modeli aktual — që paga minimale të jetë 50% e pagës mesatare në vend — nuk pranohet as nga punëdhënësit dhe as nga sindikatat. Efremova siguroi se paga e re minimale nuk do të jetë më e ulët se niveli aktual prej 620 euro e 20 cent. Ministria e punës dhe politikës sociale po shqyrton një variant për forcimin e marrëveshjeve kolektive, ku sektorë të ndryshëm mund të kenë nivele të ndryshme minimale pagese.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova