Artikull
Parashikimi i motit për 28 majin 2026
Sinoptikët shpallin kod të verdhë për reshje në 11 qarqe në të gjithë vendin
Mërkurë 27 Maj 2026 18:39
Mërkurë, 27 Maj 2026, 18:39
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°C. Për Sofjen pritet rreth 13°C. Gjatë ditës, era do të ndryshojë drejtim nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga veriu-verilindja; do të forcohet dhe do të jetë mesatare deri e fortë. Me të do të depërtojë ajër më i freskët në vend. Do të zhvillohet vranësirë dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Më intensive do të jenë në zonat kodrinore dhe të ulëta malore në veri të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22–23°C në verilindje deri në 32–33°C në rajonet ekstreme jugperëndimore. Në kryeqytet do të jenë rreth 25°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja. Do të zhvillohet vranësirë me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë 22–25°C. Temperatura e ujit të detit është 17–20°C. Dallgëzimi do të jetë 1–2 ballë.
Në zonat malore, që para mesditës do të fillojë të zhvillohet vranësirë dhe në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 18°C, ndërsa në 2000 m rreth 11°C.
Të premten do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave në gjysmën lindore të vendit dhe në zonat malore, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra dhe bubullima. Era do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të jenë midis 22 dhe 27°C.
Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite në zonat malore do të zhvillohet vranësirë e lehtë. Temperaturat ditore do të fillojnë të rriten.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova