LAJME

Artikull

Studimi i “Trend” raporton një optimizëm në rritje për të ardhmen e Bullgarisë

Enjte, 28 Maj 2026, 09:11

Studimi i “Trend” raporton një optimizëm në rritje për të ardhmen e Bullgarisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ndryshimi i situatës politike në vend pas zgjedhjeve të 19 prillit çon në rritje të qëndrimeve pozitive për të ardhmen e Bullgarisë. Pjesa e optimistëve rritet me 5% krahasuar me muajin e kaluar dhe arrin në 52%, ndërsa 36% shprehin pesimizëm, sipas një studimi të agjencisë “Trend”, porositur nga 24chasa.bg. 

Përmirësohen pritshmëritë për gjendjen ekonomike në vend. Ndërsa në prill 18% prisnin përmirësim gjatë vitit të ardhshëm, në maj pjesa e optimistëve rritet në 27%. Përkatësisht, qëndrimet pesimiste bien – nga 40% në prill në 28% këtë muaj. Një e katërta e bullgarëve presin përmirësim të standardit të jetesës gjatë vitit të ardhshëm – 6% më shumë krahasuar me prillin. Pjesa e atyre që presin përkeqësim bie në 27%, nga 34% një muaj më parë. 

Kuvendi i 52-të fillon punën e tij me besim publik dukshëm më të lartë krahasuar me parlamentin e mëparshëm; qëndrimi pozitiv ndaj punës së tij rritet ndjeshëm – nga 10% në prill në 31% këtë muaj.

Qeveria e sapoformuar e nis mandatin me 45% qëndrim pozitiv, ndërsa 36% shprehin mendim negativ. Kabineti gëzon mbështetjen e pothuajse nëntë nga dhjetë votues të “Bullgarisë Progresive” (PB), si dhe rreth një të katërtës së votuesve të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Bullgarisë Demokratike (DB) dhe “Po e Vazhdojmë Ndryshimin (PP), thekson “Trend”.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva