Artikull
Nuk ka radhë të kamionëve dhe makinave të lehta nëpër kufij
Enjte 28 Maj 2026 09:32
Enjte, 28 Maj 2026, 09:32
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare dhe pikat e kontrollit me
shtetet fqinje është normal, njofton Policia Kufitare. Në pikën kufitare Ruse–Giurgiu
vazhdojnë punimet në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe lëvizja
rregullohet në një korsi.
Një person ka humbur jetën dhe 36 janë plagosur në 32
aksidente të rëndësishme rrugore në vend gjatë 24 orëve të fundit, njofton
Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit kanë ndodhur gjithsej 533 aksidente të
rënda, ku 37 persona kanë vdekur dhe 642 janë plagosur.
Që nga fillimi i vitit, në 2245 aksidente rrugore kanë
humbur jetën 162 persona dhe 2782 janë plagosur. Krahasuar me të njëjtën
periudhë të vitit 2025, numri i viktimave është rritur me 20 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 50 zjarre në vend. Me dëme materiale të drejtpërdrejta janë regjistruar 17 zjarre, njofton “Mbrojtja nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva