Artikull
Pas një udhëtimi rreth botës, Varna priti detarin Pavlin Nadvorni
Enjte 28 Maj 2026 10:37
Enjte, 28 Maj 2026, 10:37
Pavlin Nadvorni
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Portin Detar të Varnës, më 27 maj, u prit solemnisht
velisti Pavlin Nadvorni. Ai përfundoi me sukses udhëtimin e tij të vetmuar
rreth botës me jahtin “Espresso Martini”. Në festim morën pjesë edhe varka të
klubeve të lundrimit, të cilat shoqëruan “Espresso Martini” gjatë ankorimit,
transmeton BTA.
Nadvorni falënderoi për pritjen. Me të ishte edhe Nikollaj Xhambazov, bullgari i mëparshëm që ka kaluar i vetëm Kepin Horn.
Nadvorni u nis nga La Korunja, Spanja, më 21 tetor 2023, si pjesëmarrës në regatën prestigjioze për ekuipazhe me një person “Global Solo Challenge”. Më 13 shkurt 2024 ai u detyrua të ndërpriste pjesëmarrjen në Zelandën e Re për shkak të një dëmtimi dhe nevojës për trajtim dhe rikuperim. Deri atëherë ai kishte kaluar Kepin e Shpresës së Mirë dhe Kepin Leeuwin. Lundrimi u rifillua më 12 janar 2026 nga Lyttelton, Zelanda e Re, dhe më 21 shkurt 2026 ai kaloi me sukses Kepin e rrezikshëm Horn.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva