Artikull
Bullgaria po rrit investimet për mbrojtjen, tha Kryeministri Radev
Enjte 28 Maj 2026 11:16
Enjte, 28 Maj 2026, 11:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka një kontribut shumë të rëndësishëm për
sigurinë e NATO‑s, deklaroi Kryeministri Rumen Radev gjatë takimit të tij me Sekretarin
e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, në Bruksel më 28 maj. Radev theksoi se
vendi ka arritur objektivin për investime në mbrojtje të barabarta me 2% të
PBB‑së dhe po ecën në mënyrë të qëndrueshme drejt rritjes deri në 5%, transmetoi
BTA.
Kryeministri theksoi se detyra e NATO‑s është të mbrojë
çdo pëllëmbë të territorit të aleancës. Në kohë kaq sfiduese, NATO duhet të
sigurojë investime të forta në mbrojtje, të ketë një vizion të qartë dhe një
strategji të zbatueshme, si edhe një qasje realiste ndaj sfidave, shtoi ai.
Bullgaria është një aleate e rëndësishme dhe ndihmon në mbrojtjen e krahut lindor të NATO‑s, theksoi Rutte. Deti i Zi dhe Bullgaria kanë një rol kyç për Aleancën; vendi është mikpritës i forcave të pranisë së përforcuar, të cilat i kam vizituar më parë dhe kam mbetur shumë i impresionuar, shtoi ai.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva