LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 29 maj 2026

Do të freskohet, por moti mbetet pranveror dhe i ngrohtë

Enjte, 28 Maj 2026, 19:15

Parashikimi i motit për 29 maj 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 16°. Për Sofjen pritet të jenë 9°. Gjatë paradites vranësirat mbi gjysmën lindore të vendit do të jenë ende të konsiderueshme dhe në disa zona do të ketë reshje të dobëta. Pasdite edhe atje vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen, duke mbizotëruar mot me diell. Do të fryjë erë veriperëndimore mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°, dhe pak më të ulëta në verilindje. Në kryeqytet - rreth 23°.

Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të shumta dhe lokalisht do të ketë reshje, por që para mesditës do të fillojnë të shpërndahen nga veriu. Pjesën tjetër të ditës do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë veriperëndimore deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë 20–23°. Temperatura e ujit të detit është 19–20°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.

Në male, para mesditës, në masivet e gjysmës lindore të vendit vranësirat do të jenë të shumta dhe lokalisht do të ketë reshje, ndërsa në masivet e Bullgarisë Perëndimore moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite vranësirat kudo do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Do të fryjë erë veriperëndimore mesatare deri e fortë. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 14°, ndërsa në 2000 m  - rreth 7°.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell; pasdite mbi malet do të zhvillohen vranësira të pakta. Temperaturat ditore do të fillojnë të rriten.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva