Artikull
Protestë pas shoqërimit të kryebashkiakut të Kërxhalit për marrje në pyetje
Enjte 28 Maj 2026 13:06
Enjte, 28 Maj 2026, 13:06
FOTO: Radio Kërxhali
Madhësia e shkronjave
Kryetari i Bashkisë së Kërxhalit, Erol Mymyn, dhe
nënkryetar i partisë DPS, është shoqëruar për marrje në pyetje në polici,
njoftoi qendra e shtypit e Bashkisë së Kërxhalit. Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT)
raportoi se kryetari i bashkisë po jep dëshmi në një procedim paraprak për
vepra penale të kryera nga zyrtarë në përmasa veçanërisht të mëdha. Po kryhen
edhe kontrolle në bashki.
Po mblidhen prova që lidhen me një vepër penale në lidhje
me një tender publik me vlerë mbi 5 milion leva. Ka të dhëna se është ushtruar
ndikim në zgjedhjen e kompanisë fituese, si edhe se nuk janë kryer të gjitha
aktivitetet e parashikuara në kontratë. Këtë e deklaroi Ministri i Brendshëm,
Ivan Demerxhiev. “Nëse kryetari i Kërxhalit nuk ka kryer vepra penale apo
shkelje ligjore, nuk ka asnjë arsye të shqetësohet”, shtoi ministri dhe kërkoi
dorëheqjen e prokurorit të qarkut, Dafin Kamenov, për pengim të veprimeve
procedurale.
Para godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë u mblodhën mbështetës të DPS‑së. Partia e cilësoi arrestimin e kryetarit të bashkisë në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit si shenjë mosrespekti ndaj të gjithë komunitetit turk dhe mysliman në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva