LAJME

Artikull

Në Bullgari fillon stërvitja ndërkombëtare “Goditje Përgjegjëse 26”

Premte, 29 Maj 2026, 06:00

В България започва международното учение "Ответен удар 26"

В България започва международното учение "Ответен удар 26"

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Forcat Tokësore të Bullgarisë do të zhvillojnë stërvitjen taktike me qitje luftarake dhe me pjesëmarrje ndërkombëtare STRIKE BACK 26 (“Goditje Përgjegjëse 26”) në periudhën nga 29 maji deri më 11 qershor 2026, në Poligonin Stërvitor “Koren” në Bullgarinë Jugore. Tema e stërvitjes është “Veprimet e një batalioni të mekanizuar të përforcuar në mbrojtje”.

Marrin pjesë mbi 1500 ushtarakë me 420 mjete luftarake dhe ndihmëse. Ndër pjesëmarrësit janë edhe përfaqësues të njësive italiane nga përbërja e Grupit Luftarak Shumëkombësh të NATOs në territorin e Bullgarisë, si edhe formacione nga forcat e armatosura të Turqisë dhe Rumanisë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva