LAJME

Artikull

Agjencia e Doganave ka ndaluar mbi 1000 dërgesa me lëndë narkotike

Enjte, 28 Maj 2026, 17:01

Stefan Bakallov dhe Desisllava Petrova

Stefan Bakallov dhe Desisllava Petrova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Agjencia e Doganave ka identifikuar 1050 pako në kompani korieri dhe transporti gjatë operacionit “Hidra”, njoftoi zëvendësdrejtori i agjencisë dhe eksperti në luftën kundër trafikut të drogës, Stefan Bakallov. Sipas tij, droga po shpërndahet gjithnjë e më shpesh në këtë mënyrë, e jo përmes skemave klasike të shpërndarësve, ndërsa blerjet janë bërë nga shtete ku nuk ka regjim të rreptë ndalimi për të gjitha llojet e substancave narkotike.

“Numri i dërgesave të kapura është vërtet shqetësues. Edhe më shqetësuese është se ka raste kur porositës janë fëmijë, dhe madje prindërit kanë kërkuar pakot e fëmijëve të tyre, dukshëm pa e ditur çfarë përmbajnë”, tha prokurorja Desisllava Petrova nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes, transmetoi reporterja Marta Mlladenova.

Sipas BGNES, fokusi kryesor i veprimeve të doganierëve është zbulimi dhe ndalimi i dërgesave me lëndë narkotike në formë vapesh, karameleve, biskotave dhe masës bimore.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva