Premte 29 Maj 2026 09:51
Premte, 29 Maj 2026, 09:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare me të gjitha vendet fqinje është normal, njoftoi Policia Kufitare. Në kufirin me Rumaninë, në pikën kufitare Ruse - Giurgiu, riparimet vazhdojnë në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe trafiku është i rregulluar në një korsi.
Punimet e riparimit në rrugën nga Komotini drejt pikës kufitare Makaza me Bullgarinë kanë përfunduar dhe rivendosja e trafikut në itinerar pritet brenda disa orësh, raportoi Radio Kërxhali. Hapja e rrugës përkon me festën e komunitetit mysliman - Kurban Bajram. Banorët vendas e përshkruan këtë si një moment simbolik dhe të gëzueshëm, pasi rivendosja e trafikut do të lehtësojë udhëtimin në rajon pikërisht në fillim të sezonit aktiv të verës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva