KULTURË

Artikull

Dokumentari bullgar “Një kavanoz kohe” fitoi çmim në SHBA

Premte, 29 Maj 2026, 10:34

Dokumentari bullgar “Një kavanoz kohe” fitoi çmim në SHBA

FOTO: imdb.com

Madhësia e shkronjave

Filmi bullgar “Një kavanoz kohe” nga regjisorja Nevena Semova fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit “Mammoth Lakes” (Mammoth Lakes Film Festival) në Kaliforni, SHBA. Premiera e filmit në Amerikën e Veriut u zhvillua pikërisht në Kaliforni dhe u nderua nga një juri e përbërë nga Amanda Bonaiuto, Kangmin Kim dhe Sarah Diamond, raporton Attic Films.

Përpara suksesit të tij në SHBA, filmi kishte një prani të fortë në festivale dhe një numër çmimesh, duke përfshirë çmimin për dokumentarin më të mirë dhe kualifikimin për një Oscar në festivalin “In the Palace”.

Filmi i shkurtër është baza për një fazë të re të projektit - një dokumentar me metrazh të plotë që vazhdon të eksplorojë jetën e Ajshesë dhe Xhemalit dhe sfidat dhe momentet e tyre të lumturisë ndërsa kalojnë malin e Rodopeve në kërkim të kullotave të freskëta për lopët e tyre, shton Attic Films.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva