LAJME

Artikull

Më 3 qershor KE do të kërkojë një procedurë për Bullgarinë për deficit të tepërt

Premte, 29 Maj 2026, 11:26

Më 3 qershor KE do të kërkojë një procedurë për Bullgarinë për deficit të tepërt

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian (KE) po fillon një procedurë për shkak të deficitit të tepërt buxhetor të Bullgarisë - shumë mbi 3%. Kjo do të thotë se që nga fillimi i qershorit do të jemi nën monitorim dhe masa kufizuese dhe mund të ketë sanksione. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë më 29 maj. 

“Deficiti për vitin e kaluar ka qenë dukshëm mbi 3%, dhe jo ashtu siç gënjenin për të hyrë në eurozonë. Këtë vit pritet të jetë edhe më i madh, kështu që flluska u shpërthe”, paralajmëroi Radev. 

Qeveria do të bjerë dakord që avionët cisternë amerikanë të qëndrojnë në Bullgari deri në fund të qershorit, por jo më gjatë, pasi nuk ka përgjigje nga SHBA-të për çështjen e heqjes së vizave për bullgarët për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, tha gjithashtu Kryeministri, raportoi BTA.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva