LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat do të rriten, ndërsa në lindje dhe në masivet jugore priten reshje

Premte, 29 Maj 2026, 19:16

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°. Në Sofje pritet të jenë rreth 11°. Para mesditës moti në të gjithë vendin do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të përkohshme. Mbi masivin Rilla-Rodope dhe në Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira dhe aty do të bjerë shi i shkurtër. Do të fryjë erë mesatare, në Fushën e Danubit deri e fortë nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 24 deri në 29°. Në kryeqytet rreth 24°.

Në bregdet do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të përkohshme. Në bregdetin verior do të zhvillohet vranësirë dhe aty për pak kohë do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë erë deri mesatare nga perëndim-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 23–25°. Uji i detit është 16–19°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Në male para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite kryesisht mbi masivin Rilla-Rodope do të zhvillohet vranësirë me reshje dhe aty do të bjerë shi. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në majat e larta -  e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 16°, ndërsa në 2000 m rreth 8°.

Të dielën temperaturat maksimale në disa vende sërish do të kalojnë mbi 30°. Pasdite mbi malet dhe rajonet lindore do të zhvillohen vranësira me reshje dhe në disa zona do të ketë shi të shkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva