HISTORI

Artikull

Në të Shtunën e Qershive përkujtojmë kujtimin e të vdekurve

Shtunë, 30 Maj 2026, 07:00

Në të Shtunën e Qershive përkujtojmë kujtimin e të vdekurve

FOTO: БГНЕС

Madhësia e shkronjave

Sot është e Shtuna e Shpirtrave e Qershive. Si gjithmonë, dita në të cilën kujtojmë të afërmit tanë që nuk janë më në këtë botë dhe lutemi për prehjen e shpirtrave të tyre, është të shtunën. Në kishat, pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, shërbehet edhe një Panihidë për të gjithë të ndjerët, pas së cilës besimtarët ndajnë mes tyre dhuratat përkujtimore.

Në kalendarin tonë popullor, e Shtuna e Qershive quhet edhe e Shtuna Përkujtimore e Shpasit, sepse vjen pas festës së Ngjitjes së Zotit në Qiell ose Shpasovdenit. Ajo është e shtuna e dytë përkujtimore e vitit – pas së Shtunës Përkujtimore të Mesopustit, ndërsa pas saj vjen e Shtuna Përkujtimore e Kryeengjëjve. Çdo vit bie në një datë të ndryshme, gjithmonë në fund të majit ose gjatë qershorit, pasi përcaktohet sipas Pashkës, e cila është festë e lëvizshme. E Shtuna e Qershive është të shtunën para ditëlindjes së Kishës së Krishterë – Rrëshajëve, të cilat janë 50 ditë pas Pashkës.

Emri “e Qershive” vjen nga stina e qershive, të cilat piqen në këtë kohë dhe janë pjesë e dhuratave përkujtimore që të krishterët shpërndajnë në kishë dhe mes të afërmve e fqinjëve, në shenjë nderimi për të afërmit e tyre që kanë kaluar në botën tjetër.


Përpiloi: Desisllava Semkovska

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski