Artikull
Festivali i parë i ilustrimit dhe i librit për fëmijë “Illustration Station”
Shtunë 30 Maj 2026 08:00
Shtunë, 30 Maj 2026, 08:00
FOTO: programata.bg
Madhësia e shkronjave
Në Sofje po zhvillohet edicioni i parë i festivalit “Illustration Station”, kushtuar ilustrimit bashkëkohor dhe librit për fëmijë. Ngjarja vendos një fokus të veçantë mbi rrëfimin vizual dhe rolin e ilustrimit në kulturë, njoftojnë organizatorët. Vend qendror zë një ekspozitë që ndjek zhvillimin e librit të ilustruar bullgar për fëmijë – nga botimet e hershme të shtypura deri te projektet bashkëkohore autoriale.
FOTO: Organizatorët
Janë parashikuar takime dhe diskutime me autorë bullgarë dhe ndërkombëtarë, punëtori dhe shfaqje filmash. Në diskutime do të marrin pjesë Petja Kokudeva dhe Marija Doneva, të njohura si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit, si dhe ilustratorja polake Gosia Herba dhe bashkautor i një pjese të librave të saj – Mikołaj Pasiński.
Kalina Muhova
FOTO: Arkiv personal
E ftuar do të jetë edhe Kalina Muhova – ilustratorja bullgare e librit “Cromosomi” të Fabian Negrin (Itali), i vlerësuar me përmendje të veçantë në kategorinë e letërsisë joartistike në Panairin Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë në Bolonjë. Programi i festivalit përfshin gjithashtu punëtori praktike për fëmijë, studentë dhe profesionistë.
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski