Artikull
Ditë e dyerve të hapura në Observatorin Kombëtar Astronomik “Rozhen”
Dielë 31 Maj 2026 08:00
Dielë, 31 Maj 2026, 08:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më 31 maj, të dielën, Observatori Kombëtar Astronomik “Rozhen” do të organizojë Ditën tradicionale të dyerve të hapura, njoftojnë nga Instituti i Astronomisë me Observatorin Kombëtar Astronomik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ngjarja përkon me festën e madhe të krishterë të Rrëshajëve, e cila është edhe festa e kishëzës “Trinia e Shenjtë”, e ndërtuar në vitin 1935 dhe e vendosur pranë hyrjes së kullës vëzhguese të teleskopit 2-metërsh.
FOTO: nao-rozhen.org
Qendra më e madhe për kërkime astronomike në Evropën Juglindore edhe këtë herë ofron hyrje falas për vizitorët dhe u jep atyre mundësinë të njihen me veprimtarinë e observatorit. Vizita përfshin një ligjëratë të shkurtër në kullën e teleskopit 2-metërsh, më i madhi nga pesë objektet vëzhguese me të cilat disponon Observatori Kombëtar Astronomik Rozhen, si dhe një shëtitje në tarracën e jashtme me pamje mbresëlënëse drejt maleve Rodopë.
Dita e dyerve të hapura u jep vizitorëve më kureshtarë mundësinë të bëjnë pyetje lidhur me Kozmosin drejtpërdrejt astronomëve të institutit. Ata do të tregojnë gjithashtu për detyrat më të reja shkencore mbi të cilat po punojnë aktualisht.
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski