POLITIKË

Artikull

Ministria e Jashtme dënoi goditjen e një droni rus ndaj Rumanisë

Premte, 29 Maj 2026, 15:27

Ministria e Jashtme dënoi goditjen e një droni rus ndaj Rumanisë

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dënon kategorikisht incidentin që ndodhi herët në mëngjesin e 29 majit në Galac, Rumani, i shkaktuar nga një dron ushtarak rus. Këtë e shkroi Ministria bullgare e Punëve të Jashtme në rrjetin social “X”.

“Veprime të tilla të papërgjegjshme, të cilat rrezikojnë sigurinë evropiane, janë të papranueshme. Bullgaria shpreh solidaritetin e plotë me Rumaninë”, shton Ministria e Punëve të Jashtme.

Një dron rus ka hyrë në hapësirën ajrore të Rumanisë dhe është përplasur mbi çatinë e një ndërtese banimi 10‑katëshe në qytetin juglindor Galac, duke shkaktuar zjarr, njoftoi këtë mëngjes Ministria rumune e Mbrojtjes Kombëtare, e cituar nga BTA. Droni ka goditur një ndërtesë banimi në qytet dhe, sipas radios rumune Pro Lider FM, ndërtesa ku ka rënë droni ka pësuar dëme serioze, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime të lehta. Janë evakuuar rreth 70 persona.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgaiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: mfa.bg, BTA, X / @MFABulgaria