SPORT

Artikull

Mbi 260 luftëtarë stërviten në një kamp ndërkombëtar në Plovdiv

Premte, 29 Maj 2026, 17:20

Mbi 260 luftëtarë stërviten në një kamp ndërkombëtar në Plovdiv

FOTO: Facebook / SENSHI

Madhësia e shkronjave

Nga 28 deri më 31 maj, Plovdivi është mikpritës i kampit të madh ndërkombëtar stërvitor të organizatës së sporteve luftarake SENSHI, i cili mbledh mbi 260 atletë nga 14 shtete të ndryshme. Përfaqësues nga Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Japonia, Çekia, Gjeorgjia dhe Bullgaria po përmirësojnë aftësitë e tyre në Plovdiv nën drejtimin e instruktorëve botërisht të njohur në kikboks dhe karate kyokushin, transmeton BGNES.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgaiti në shqip: Vesella Mançeva