Artikull
37 vjet nga fillimi i të ashtuquajturit “Ekskursioni i Madh” për turqit bullgarë
Premte 29 Maj 2026 17:52
Premte, 29 Maj 2026, 17:52
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sot bëhen 37 vjet nga fillimi i të ashtuquajturit “Ekskursioni i Madh” – një nga episodet më të turpshme në historinë e re bullgare - dëbimi i turqve bullgarë. Më 1989, disa muaj para rënies së regjimit komunist, në një fjalim televiziv dhe radiofonik, udhëheqësi totalitar Todor Zhivkov i bëri thirrje Turqisë të hapë kufirin për qytetarët bullgarë. Pesë ditë më vonë filloi shpërngulja e rreth 360 000 turqve bullgarë, shumica prej tyre nga rajoni i Kërxhalit(Bullgaria Jugore). Si rezultat i këtij procesi, popullsia e Rodopeve Lindorë u përgjysmua, raporton korrespondentja jonë në Kërxhali, Valja Apostollova.
“Ekskursioni i Madh” ka një parahistori. Në vitin 1984, pushteti nisi të ashtuquajturin“Proces i Rilindjes”: turqit bullgarë u detyruan me forcë të ndryshonin emrat e tyre me emra sllavë, iu ndalua të flisnin turqisht dhe të mbanin veshjet e tyre tradicionale.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgaiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva