Artikull
Është rivendosur Komisioni për Kundërveprim ndaj Korrupsionit
Premte 29 Maj 2026 18:26
Premte, 29 Maj 2026, 18:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kuvendi miratoi përfundimisht rivendosjen e Komisionit për Kundërveprim ndaj Korrupsionit. Nga “Bullgaria Progresive”, që janë propozues të nismës, theksuan se qëllimi është shpëtimi i fondeve në kuadrin e Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, raporton gazetarja Maria Fileva. Organi i ri antikorrupsion do të ketë 5 anëtarë, me mandat 5‑vjeçar, dhe kryetari do të ndryshohet çdo vit me rotacion. Anëtarët do të emërohen nga presidenti, parlamenti, Këshilli i Lartë i Avokatisë dhe mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Gjykatës së Lartë Administrative.
Çdo 6 muaj Komisioni do të raportojë para Kuvendit dhe do të paraqesë raport vjetor për veprimtarinë e tij. Përcaktohen 52 kategori personash që mbajnë funksione publike dhe që hyjnë në fushën e kompetencës së tij. Ndër ta janë presidenti dhe nënkryetari i shtetit, deputetët, ministrat, gjyqtarët kushtetues dhe të tjerë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgaiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva