Autor
Diljana Traçeva
Seksion
“Ndodhi në prill” rrëfen historinë e jetës së këngëtares së re Elia Todorova
Dielë 31 Maj 2026 09:05
Dielë, 31 Maj 2026, 09:05
FOTO: @eliya_official
Madhësia e shkronjave
Elia Todorova nuk është vetëm këngëtare, por edhe autore këngësh. Pas një pauze të caktuar, ajo rikthehet tani me një singëll të ri, titulli i të cilit lë të kuptohet se bëhet fjalë për një histori të jetuar: “Ndodhi në prill”. Kënga është krijuar në bashkëpunim me Pavel Nikollovin. Teksti është kryesisht i Elias, ndërsa aranzhimi mban firmën e tij. Të dy kanë punuar së bashku edhe në projekte të mëparshme, ndërsa kësaj radhe u ribashkuan në studio në një periudhë kur të dy ndanin të njëjtin entuziazëm për zhvillimin e muzikës së tyre në drejtimin e tingullit rok.
Elia tregon se ideja për këngën lindi nga një ngjarje reale e ndodhur më 24 prill, e lidhur me ngjarje vendimtare në jetën e saj, por edhe me Daniele Febbo – muzikantin që është pjesë e bendit të saj dhe që zë një vend të veçantë si në jetën e saj personale, ashtu edhe në vetë projektin muzikor.
FOTO: BNR
“Të gjithë më pyesin: Çfarë ndodhi në prill? – dhe unë u përgjigjem: Dëgjojeni këngën! Po, ‘Ndodhi në prill’ është vërtet një këngë që tregon shumë për mua dhe për vendin ku ndodhesha dy vjet më parë. Ajo përshkruan mënyrën se si ne vetë u japim përparësi emocioneve tona, të cilat ndonjëherë nuk janë aspak pozitive. Isha e mbështjellë nga një heshtje dhe vetmi, në të cilat po zhytesha gjithnjë e më shumë. Pikërisht atëherë u mblodhëm me bendin tim për koncertin tim të parë solo – me njerëz që besojnë në artin tim. Përveç Pavell Nikollovit, me të cilin krijuam këngën, edhe Daniele Febbo vendosi të shkruante aranzhimet e këngëve të mia dhe ne filluam të krijonim edhe më shumë muzikë. Kjo më shpëtoi. Ky ishte litari im i shpëtimit – njerëzit, muzika dhe fakti që hapa sërish sytë, dëgjova zërin tim të brendshëm dhe kuptova se çfarë dua të krijoj e të ndaj me njerëzit. Madje në këngë këndoj: ‘Dhe më ndryshoi’. Mund të them se në të vërtetë nuk ndryshova, por në njëfarë mënyre u ktheva te vetja ime.”
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello